RTSH 24 Live

Europë

Francë,  projektligj që parashikon përdorimin e algoritmeve për të luftuar ndërhyrjen e huaj

27/03/2024

Francë,  projektligj që parashikon përdorimin e algoritmeve për të luftuar ndërhyrjen e huaj

Asambleja Kombëtare, që është dhoma e ulët e Parlamentit Francez ka miratuar një projektligj kundër ndërhyrjes së huaj që përfshin edhe përdorimin e një algoritmi eksperimental për monitorimin e aktiviteteve të dyshimta. Drafti, i cili është dërguar në parlament nga Partia Rilindja e presidentit Emanuel Markon, mori 171 vota pro dhe vetëm 25 kundër. Tashmë është radha e senatit për t‘i dhënë dritën jeshile. 

Survejimet onlinë bazuar mbi algoritma kanë ekzistuar në Francë që nga vitit 2015, por deri tani janë përdorur për të gjurmuar terroristë të mundshëm. Ligji i ri do ta zgjerojë këtë praktikë për të identifikuar element të ndërhyrjes së huaj, fillimisht për një periudhë katërvjecare testimi. 

Ligjvënësi i rilindjes Sacha Houlie argumentoi se ndërsa metoda ka patur rezultate të përziera, siç u shpreh ai, në luftën kundër territorizmit, ajo mund të jetë më e dobishme në drejtim të zbulimit të agjentëve të huaj pas gjurmimit të një aktiviteti të dyshimtë.  

Ligjvënësit e krahut të majtë shprehën shqetësim se ligji mund të çojë në cënimin e jetëve private të qytetarëve të zakonshëmk.  Legjislacioni gjithashtu detyron personat që lobojnë për interesa të huaj të regjistrohen në një regjistër, dhe parashikon sanksione për ata që bëjnë të kundërtën.  Këto subjekte të huaja mund të përfshijnë fuqi të huaja jashtë territorit të BE-së, kompani gjysma ose më shumë e aksioneve e të cilave zotërohen ose financohen nga të huaj apo edhe parti politike të huaja.  Ligji parashikon mundësinë e ngrirjes së aseteve finaciare të personave, kompanive apo subjekteve të cilat angazhohen në ndërhyrjen e huaj. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /