RTSH 24 Live

Sport

Franca ndalon agjërimin në ekipet kombëtare

19/03/2024

Franca ndalon agjërimin në ekipet kombëtare

Nuk është një rregull i shkruar, por një direktivë shumë e qartë. Në ekipet kombëtare të Francës, të të gjitha moshave, agjërimi nuk do të praktikohet. Agjërimi mysliman nuk tolerohet më në kombëtaret franceze, me vendim të Federatës së Futbollit. Ajo imponon shtyrjen e praktikave fetare për momente të tjera të sezonit, siç kanë këshilluar edhe imamët në raste të caktuara.

Një zgjedhje e tille mund të sjellë tension te disa lojtarë të besimit islam. Në praktikë, në përputhje me parimin e sekularizmit, orari i stërvitjes, vakteve apo ndeshjeve nuk do të ndryshohet për të respektuar ritet fetare. 

Kështu kombëtarja A e Francës, do të luajë dy miqësore me Gjermaninë dhe Kilin, ndërsa ekipi i nën 21 vjeçarëve do të përballet gjithashtu me dy ndeshje kualifikuese kundër Sllovenisë dhe Bosnjës. Takimet do të shërbejnë si përgatitje për Olimpiadën e Parisit.

Federata Franceze ka vendosur se do të përjashtohjet nga ekipet përkatëse çdo lojtar që do të vendosë të mos heqë dorë nga agjërimi. 

Për Federatën e Futbollit, në rast problemesh do të favorizohet dialogu. Ajo kujton se disa imamë këshillojnë edhe sportistët e nivelit të lartë që Ramazanin ta shtyjnë në ditë pushimi ose më pak intensive nga pikëpamja e angazhimit fizik.

Gazetare Brikena Kuka

/ rtsh.al /