RTSH 24 Live

Politikë

Franca dhe Holanda: Te hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

11/06/2021

Franca dhe Holanda: Te hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjenden vetëm disa ditë përpara vendimin për nisjen e bisedimeve me BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Holanda kanë bërë thirrje që të unioni të përcaktojë një datë për hapjen e negociatave me dy vendet. Vendimi ka krijuar me se paku habi, pasi te dy vendet kane qene ne pararojen e vendeve skeptike qe kane vonuar jo pak hapjen e negociatave te BE me dy vendet e Ballkanit. I fundit që ka reaguar pas Holandes dhe Frances ka qënë Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price, i cili theksoi në një postim në Twitter se Uashingtoni mbështet hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar angazhimin tonë për integrimin e dy vendeve në Ballkan ", shkroi Price në Twitter.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian do te mblidhet në 22 Qershor dhe cështja e konferencës së parë ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë në rendin e ditës.Komisioni Europian paraqiti në Këshill draft kornizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 1 korrik të vitit 2020. KE vlerësoi se të dy vendet ishin të gatshëm të kalonin në fazën tjetër, por vetoja e Bullgarisë ndaj  Maqedoninë e Veriut ka bllokuar sërish procesin.Idetë e ndarjes të të dy vendeve dhe lejimit të përparimit të Shqipërisë u konsideruan nga një sërë vendesh anëtare, por siç raportojnë mediat europiane, ideja eshte vazhdimi ne bllok me te dy vendet, si Shqiperien dhe Maqedonine e Veriut.Në përpjekje për të zhbllokuar procesin, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u takua te enjten ne mbremje në Paris me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, iniciatori kryesor i shtyrjes së hapjes së bisedimeve të pranimit në vitin 2019. Presidenti Francez, megjithatë, tani e mbeshtet hapjen e nogociatave: “Bashkimi Europian vendosi në mars të vitit të kaluar për të filluar negociatat me vendin tuaj dhe Shqipërinë dhe tani është koha për ta konkretizuar atë vendim dhe Franca në mënyrë aktive e mbështet këtë vendim. Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat pa vonesë. Unë jam personalisht i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje me Bullgarinë” tha Presidenti Macron në një deklaratë para darkës së punës.Qeveria holandeze ka njoftuar gjithashtu se gatshme të mbështesë fillimin e bisedimeve të pranimit. Dy letra nga qeveria Holandeze për në parlament tregojnë se gjatë Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 22 Qershorit, qeveria synon të mbështesë miratimin e kornizave negociuese dhe planifikimin e Konferencave Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.