RTSH 24 Live

Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikat kufitare, mbi 60 mijë persona hynë dhe dolën nga vendi

10/08/2024

Fluks i lartë udhëtarësh në pikat kufitare, mbi 60 mijë persona hynë dhe dolën nga vendi

Një rritje e fluksit të udhëtarëve në të dyja anët e kufirit është vërejtur këtë të shtunë (10 gusht) që në orët e para të ditës së sotme në pikat Kufitarë me Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Sipas gazetarëve në terren kemi  nja numër gati të balancuar të atyre që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria, si emigrantë që vijnë për pushime, ata që kanë përfunduar ditët e qëndrimit pranë familjeve të tyre si dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre turistik.

Pala shqiptare është duke punuar më shatë sportele  në doganën  e Kakavijës katër në dalje dhe tre në hyrje, ndërsa pala greke me 2 sportele ne hyrje dhe 2 në dalje. Numri i udhëtarëve ka shënuar rritje krahasuar me ditët e tjera të javës.

Edhe pika e kalimit të kufirit me Kosovën në Morin po përballet  me një fluks të lartë  por falë marrëveshjes së dy qeverive për kalimin pa kontrolle deri me 30 shtator,  situata është krejtësisht normale.

Dogana e Hanit të Hotit, një portë prej nga vijnë emigrantë apo turistë nga vendet e Europës e anasjelltas paraqet një situatë gjithashtu me fluks të lartë që po përballohet me sukses nga autoritetet kufitare.

Vetë udhëtarët shprehen të kënaqur nga shpejtësia dhe cilësia e shërbimit.

Kjo e shtunë   shënoi një rritje të fluksit të udhëtarëve në të dyja anët e kufirit me Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi, por nga ana tjetër nuk u krijuan probleme në vonesa, pritje apo radhë të gjata.  Gjithçka është fokusuar në  shpejtësinë e veprimeve në sportele dhe rritjen e numrit të tyre në shërbim të udhëtarëve.

Muaji gusht njihet për fluksin e hyrje daljeve ne territorin shqiptar dhe anasjelltas, por gjithçka është fokusuar në shpejtësinë e veprimeve në sportele, rritjen e numrit të tyre si dhe në evitimin e radhëve të gjata të qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

/rtsh.al/