RTSH 24 Live

Botë

FBI paralajmëron për rritje të kërcënimeve pas kontrollit të pronës së Trump

15/08/2022

FBI paralajmëron për rritje të kërcënimeve pas kontrollit të pronës së Trump

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të kërcënimeve të dhunshme ndaj zbatimit të ligjit, pas kontrollit të pronës së Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago. FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshuan një memorandum për zbatimin e ligjit në të gjithë vendin. FBI tha se kishte pasur një "rritje të kërcënimeve të dhunshme të postuara në mediat sociale kundër zyrtarëve federalë".

Të hënën e kaluar, ishte hera e parë që shtëpia e një ish-presidenti u kontrollua nga FBI në një hetim penal. Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u gjetën në pronën në Palm Beach, sipas urdhrit që u bë publik më vonë. Trump mohon se dosjet janë keqpërdorur. "FBI dhe DHS dëshërojnë të sigurojnë se zbatimi i ligjit, gjykata dhe personeli i qeverisë, të jenë të vetëdijshëm për gamën e kërcënimeve dhe incidenteve kriminale dhe të dhunshme," thuhej në memorandum, i cili u pa nga mediat amerikane, përfshirë partnerin e BBC-së, CBS.

FBI shtoi se disa nga kërcënimet ishin "specifike në identifikimin e objektivave, taktikave ose armëve të propozuara", duke përmendur edhe gjyqtarin që autorizoi kontrollin. BBC

/rtsh.al/