Më shumë se 40 vjet më parë, Farouk El-Baz, një shkencëtar i hapësirës dhe gjeolog i njohur për kërkimet e tij në shkretëtirat në mbarë botën - teorizoi se era luajti një rol të madh në formimin e Sfinksit të Madh të Gizës përpara se egjiptianët e lashtë të shtonin detaje mbi sipërfaqen e skulpturës së famshme.
Tani, një studim i ri nga Universiteti i Nju Jorkut ofron prova që forcon teorinë e El-Baz. Një ekip shkencëtarësh në Laboratorin e Matematikës së Aplikuar u nis për të testuar teorinë duke rikrijuar kushtet e peizazhit rreth 4.500 vjet më parë, kur ka të ngjarë të jetë ndërtuar statuja prej 20 metrash gëlqerore dhe duke kryer teste për të parë se si era i dha formë formacioneve shkëmbore.
"Gjetjet tona ofrojnë një 'histori të origjinës' të mundshme për mënyrën se si formacionet e ngjashme me Sfinksin mund të lindin nga erozioni", tha autori kryesor i studimit Leif Ristroff, profesor i asociuar në Institutin Courant për Shkenca Matematikore të Universitetit të Nju Jorkut.
"Eksperimentet tona laboratorike kanë treguar se format që duken çuditërisht si Sfinksat, në fakt mund të vijnë nga materiale të gërryera nga rrjedhat e shpejta."/ CNN.gr
/rtsh.al/