RTSH 24 Live

Teknologji

Elon Musk emëron Linda Yaccarinon, shefe ekzekutive të Twitterit

12/05/2023

Elon Musk emëron Linda Yaccarinon, shefe ekzekutive të Twitterit

Elon Musk ka emëruar shefen e re ekzekutive të Twitterit, pak më shumë se gjashtë muaj pas marrjes së kompanisë.

Miliarderi tha se Linda Yaccarino, ish-drejtuesja e reklamave në NBCUniversal, do të mbikëqyrë operacionet e biznesit në Twitter.

Musk tha se ajo do të fillojë punë pas gjashtë javësh. Musk do të mbetet i përfshirë si shef ekzekutiv dhe shef i teknologjisë.

Mezi pres të punoj me Lindën për ta transformuar këtë platformë”, shkroi ai në Tëitter, duke konfirmuar vendimin një ditë pasi kishte ndezur spekulimet se kishte gjetur shefin e ri.

Musk - i cili bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë - ishte nën presion për të gjetur dikë tjetër që të udhëheqë kompaninë dhe për të ripërqendruar vëmendjen e tij në bizneset e tij të tjera, të cilat përfshijnë prodhuesin e makinave elektrike Tesla dhe firmën e raketave SpaceX.

Në NBCUniversal, Yaccarino ka mbikëqyrur afërsisht 2 mijë njerëz dhe u përfshi në lançimin e shërbimit të saj të transmetimit.

Ajo iu bashkua kompanisë në vitin 2011, pas 15 vitesh në Turner Entertainment dhe është vlerësuar për sjelljen e operacionit të shitjeve të reklamave të rrjetit në të ardhmen dixhitale.

Largimi i saj dukej se e befasoi NBCUniversal. Të enjten, mes raporteve të mediave se ajo do të shkonte në Tëitter, teksa firma u kishte thënë mediave se ajo ishte e zënë dhe ishte duke u përgatitur për një konferencë të ardhshme, transmeton BBC.

“Linda ka dhënë kontribute të panumërta për kompaninë gjatë mandatit të saj 12-vjeçar dhe ne i urojmë asaj më të mirën”, tha kompania të premten.

/rtsh.al/