RTSH 24 Live

Aktualitet

Ekskluzive! "I publikuan foto në “Albkings”, mamaja e 16-vjeçares: Njerëz të pashpirt

28/03/2024

Ekskluzive! "I publikuan foto në “Albkings”, mamaja e 16-vjeçares: Njerëz të pashpirt

Një 16-vjeçare ka rënë pre e shantazhit në rrjete sociale. Mamaja e të miturës ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se vajzës së saj i kanë marrë një foto nga rrjetet sociale dhe ia kanë montuar për t’ia publikuar më pas në “Albkings”.

Mamaja e 16-vjeçares shprehet e tronditur mbi këtë rast, ndërsa deklaron se shantazhe dhe montime të tilla fotosh po çojnë rininë në depresion e vetëvrasje.

“Unë nuk e dija për këtë telegramin. Por para dy ditësh na erdhën disa mesazhe në instagramin e vajzës dhe na thanë që me fotot tuaja po bëjnë foto video, po tallen. Kemi dy ditë që jemi shumë të shqetësuar dhe nuk dimë sit ë sillemi.,

Vajza është 16 vjeç.

Një foto na e kanë bërë me dije. Fotoja është e montuar, një foto që vajza ka bërë në tiktok dhe ata e kanë modifikuar. Sapo vajza iu kërkoi më shumë shpjegime na bllokuan.

Vajza është e vogël dhe jemi shumë të shqetësuar. Vajza ka bërë shumë intervista edhe në Shqipëri, është e njohur në rrjetet sociale. Ka dy ditë që është shumë e shqetësuar, as ha, as pi.

Edhe për mua si prind nuk është gjë e mirë, se të më nxjerrin foton e vajzës e të tallen, njerëz të pashpirt, është shumë e rëndë. Vajza ka frikë se këtë foto mund ta kenë parë njerëz që e njohin. Është e ndrojtur.

Përfitojnë edhe nga ky rast për të hedhur baltë mbi ty. I bëjnë dëm fëmijës. I çojnë fëmijët në vrasje, depresion”, rrëfeu ajo.

/rtsh.al/