Analisti Arion Sulo ka komentuar listën e PD-së që do të udhëheq fushatën zgjedhore në zgjedhjet e 2025.
Në studion “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH1, Sulo tha se këto emra ishin përfolura dhe më parë por ajo që tërheq vëmendjen e më shumë është Tirana që me z. Belind Këlliçi.
Sipas tij, nuk ka asnjë emër surprizë që të ngjall emocione zgjedhore dhe të kishte ndonjë ëmër të ri.
Duke komentuar emër për emër në çdo qark, Sulo tha se kanë përvojë dhe eksperiencë por dhe kanë humbur beteja elektorale.
“Mesa duket kanë ecur me logjiken e ish-kandidat për bashkinë e Tiranës, e njeh kryeqytetit. Është një përgjegjësi e madhe. Këto emra janë 12 emrat që do drejtojnë qarqet dhe rrjedhimisht janë dhe deputet të zgjedhur por nuk është ndonjë listë që më krijon ndonjë entuziazëm zgjedhor me ndonjë emër të ri që mendoj se duhet të ishte".
Ndaj tha ai, Belindi në Tiranë ka bërë betejën e inceneratorëve , ka kandisura për Bashkinë e Tiranës, por dhe ka humbur.
/rtsh.al/