RTSH 24 Live

Sociale

Drejt ëndrrës së tij të inxhinierisë, nxënësi nga Librazhdi ndjek shkollën profesionale pyjore në Shkodër

24/04/2024

Drejt ëndrrës së tij të inxhinierisë, nxënësi nga Librazhdi ndjek shkollën profesionale pyjore në Shkodër

Është vetëm 15 vjeç, por synon që në të ardhmen të jetë një inxhinier pyjesh. Ky profesion sipas tij lidhet ngushtë me qytetin nga i cili vjen, Librazhdi.

Artur Beti ka zgjedhur të ndjekë shkollën profesionale pyjore në Shkodër.

Arturi tregon se shkëputja nga familja ishte e vështire, ndërkohë që nga muaj shtator kur edhe nisi viti i ri shkollor ai ka qenë vetëm 4 herë në Librazhd. “Në fillim ishte e vështirë pasi dhe larg familjes, por dhe nuk njihja mirë vendin. Kushtet në konvikt janë të mira”, shprehet ai.

Për të rinjtë Arturi ka një mesazh, të qëndrojnë në vendlindje dhe pse jo t’i dedikohen zanatit. “Të qëndrojnë dhe të marrin një profesion për veten e tyre”, tha Arturi.

Arturi qëndron në konviktin e shkollës së mesme “Prenkë Jakova” në Shkodër.

Ndonëse fundjavat i kalon i vetëm pasi të gjithë shkojnë në banesa, i riu thotë se ndjehet mirë dhe i bindur për të vijuar ëndrrën e tij drejt inxhinierisë.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/