RTSH 24 Live

Botë

Donald Trump nuk i dërgon Putinit ftesë për ceremoninë e betimit si president i SHBA-ve

3 orë para

Donald Trump nuk i dërgon Putinit ftesë për ceremoninë e betimit si president i SHBA-ve

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar, njoftoi sot Kremlini.

“Jo, ai nuk ka marrë ftesë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse Trump i kishte bërë ftesë Putinit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit më 20 janar në Kapitol.

Sakaq CBS News raportoi të mërkurën se Trump ka ftuar udhëheqësin kinez Xi Jinping në betimin e tij menjëherë pasi ai u zgjodh në fillim të nëntorit.

CBS News duke cituar burime anonime, tha se nuk është e qartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.

 

/rtsh.al/