62-vjeçari, Enver Balla i cili rezultonte i humbur prej më shumë se 20 ditësh është gjetur i vdekur brenda një pusi, këtë të mërkurë (4 shtator). Mësohet se viktima është vrarë nga djali i tij 34 vjeçar, Esmerald Balla.
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë e cila fillimisht u denoncua në polici si humbje e të afërmit.
“I ati ka patur një kasafortë në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit, ndërsa çelësin e saj e mbante vetë.
I biri(autori) i kishte hapur me gur fresibel dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Në momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpia që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe ka nisë të konfliktohen.
Të nesërmen në 8.30-9 mëngjesit të 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autori ka pranuar krimin e rëndë.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/