RTSH 24 Live

Politikë

Dhuna e PD-së në seancë, Spiropali kërkon hetime nga organet ligj-zbatuese: Kuvendi skenë krimi

2 orë para

Dhuna e PD-së në seancë, Spiropali kërkon hetime nga organet ligj-zbatuese: Kuvendi skenë krimi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me dhunën dhe kaosin e krijuar nga deputetët e PD-së në seancën plenare, që kulmoi me djegien e karrigeve jashtë sallës nga grupi parlamentar i PD-së.

Aktet e dhunës nga PD-ja, sulmi ndaj deputetit socialist Petro Koçi, si dhe djegia e karrigeve, sipas Spiropalit, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi me të cilin duhet të merren institucionet ligj-zbatuese.  

Sipas Spiropalit, karriget janë për t’u respektuar, duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve.

“Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.”, deklaron  Spiropali.

Sipas kryetares së Kuvendit, fatkeqësisht, zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.

“Edhe më fatkeqësisht zjarr-vënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në këqyrje nga organet ligj-zbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruan Spiropali.

/rtsh.al/