RTSH 24 Live

Politikë

Deputetët britanikë vizitë në selinë blu, PD e Rithemelimit: Diskutuam për sulmin ndaj opozitës shqiptare

27/03/2024

Deputetët britanikë vizitë në selinë blu, PD e Rithemelimit: Diskutuam për sulmin ndaj opozitës shqiptare

Deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Britanik ka vizituar selinë e Partisë Demokratike ku janë pritur nga nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, deputetja Albana Vokshi, Shefja e Departamentit me Jashtë, Ilda Zhulali dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të PD, Akil Kraja.

Në këtë takim, përfaqësuesit britanikë vunë në pah rolin e PD në themelimin e pluralizmit në vend dhe theksuan që Partia Demokratike është vijuese e kësaj trashëgimie.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar mbi “sulmin e pashembullt ndaj opozitës shqiptare”.

Sipas Partisë Demokratike të Rithemelimit, “partnerët anglezë ishin më se të informuar për situatën politike në vend. Ndërsa kanë rikonfirmuar vijimin e bashkëpunimit në organizimin e primareve, mbrojtjen e zgjedhjeve, Kodit të Etikës të PD, si “një parti që mund të drejtojë vendin”.

U evidentua gjithashtu miqësia e patjetërsueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dhe kjo marrdhënie është materializuar edhe në lidhjet e shkëlqyera mes PD dhe Partisë Konservatore Britanikë.

Deputetët britanikë rikonfirmuan vijimin e bashkëpunimit në organizimin e primareve, mbrojtjen e zgjedhjeve, Kodit të Etikës të PD, si “një parti që mund të drejtojë vendin”.

Në bisedë u fol gjithashtu për sulmin e pashembullt ndaj opozitës shqiptare. Partnerët anglezë ishin më se të informuar për situatën politike në vend”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të grupit të Rithemelimit.

Në përbërje të delegacionit ishin Wendy Morton, Deputete e Parlamentit Anglez-Partia Konservatore, ish-Ministre Shteti për Çështjet Europiane dhe ish-Sekretare e Parlamentit për Thesarin e Shtetit; John Grogan, ish-deputet i Partisë Laburiste Britanike (1997-2019), aktualisht kandidat në zgjedhjet parlamentare-2024; Stephen Gethins, ish-deputet dhe ish-zëdhënës për Çështjet Ndërkombëtare dhe Evropiane për Partinë Kombëtare Skoceze.

Qëllimi i vizitës së përfaqësisë britanike ishte “të diskutojnë me aktorët politikë shqiptarë, Parlamentin, Partitë Politike dhe Shoqërinë Civile mbi situatën dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, mbështetjen e dhënë nga WFD për Parlamentin dhe partitë politike, si dhe cilat janë prioritetet për vitet në vazhdim”.

/rtsh.al/