RTSH 24 Live

Kosova

COVID 19, Kosova merr një sërë masash kufizuese

07/04/2021

COVID 19, Kosova merr një sërë masash kufizuese

Shifra e lartë e infektimeve me Covid-19, në dy javët e fundit, duket se kanë detyruar qeverinë Kurti në Kosovë të përforcojë masat parandaluese.
Për dhjetë ditë nga data 7 deri më 18 prill ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00. Gjatë kësaj periudhe, do pezullohet aktiviteti i Qendrave Tregtare, shërbimit gastronomik edhe universitetet do vijojnë aktivitetin online. Fizikisht në shkolla nga data 12-18 prill nuk do jenë as nxënësit e arsimit parauniversitar.
Në bazë të hulumtimit epidemiologjik të rasteve me COVID-19  si ngjarje potencialisht super-shpërndarëse të infeksionit janë identifikuar edhe grumbullimet e personave në rastet e vdekjes dhe gëzimeve të ndryshme, ndaj ndalohen të gjitha grumbullimet me më shumë se 10 persona. Në funerale do lejohen vetëm familjarët e ngushtë, ndërsa ndalohen kategorikisht vizitat për ngushëllim dhe dasmat.