RTSH 24 Live

Politikë

Çmimi i grurit nxit debate te Ekonomia, Braçe thirrje fermerëve: Shiteni sipas bursës! Bejtja: Nuk e bëjnë dot

21/06/2022

Çmimi i grurit nxit debate te Ekonomia, Braçe thirrje fermerëve: Shiteni sipas bursës! Bejtja: Nuk e bëjnë dot

Çmimi i grurit ka nxitur debate në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, mes deputetit socialist Erion Braçe dhe zv.ministrit Ilir Bejtja. Braçe ka ngritur jo pak herë zërin për fermerët, duke kërkuar nga qeveria më shumë vëmendje për ta.

Në mbledhjen e komisionit, Braçe ka kërkuar rritjen e çmimit të grurit, ndërsa Bejtja ka deklaruar se një gjë e tillë nuk është e mundur. Në mbështetje të Braçes është pozicionuar edhe deputeti Edmond Spaho i cili deklaroi se rritja e çmimit me vendime nuk ka lidhje me realitetin.

Debatet në Komision:

Erion Braçe: A keni një listë të kontratave se ka shkolla që nuk janë mbaruar. Ky afat kaq i gjatë pa bërë analizë nëse kontrata është apo jo me afat krijon mundësi për spekulim sepse në 1 janar 2022 çmimet janë rritur pretendoni ju.

Ilir Bejtja: Mund të përjashtohen kontratat që janë jashtë afatit. Është në diskrecionin tonë dhe tuajin ta vërtetojmë dhe kontratat jashtë afateve paguajnë penalitete dhe nuk mbështeten.

Erion Braçe: Do ta shohim. Po i bëj thirrje kujtdo që grurin ta shesin me çmimin e bursës.

Ilir Bejtja: Nuk e shesin dot se është më lirë gruri në bursë se këtu.

Erion Braçe: Po hekuri si është?

Ilir Bejtja: Në çmim burse, shitet në çmim burse. Jam dakord që çmimi i grurit duhet ngritur për të mbuluar kostot por këtu nuk jemi për këtë çështje.

Edmond Spaho: Rritja e ccmimit në praktikë ka një mospërputhje me realitetin. INSTAT thotë që ccmimi I karburantit është rritur kaq %, por çmimi që na vë Biordi tregon një rritje skandaloze. Ose gënjen INSTAT, ose Bordi.

/rtsh.al/