RTSH 24 Live

Art

Çiftet e të famshëmve që kanë të njëjtën moshë por që duken ndryshe

13/01/2023

Çiftet e të famshëmve që kanë të njëjtën moshë por që duken ndryshe

Mund të jetë e ndërlikuar të matet sa vjeç është dikush vetëm duke parë.  Rrudhat, flokët e thinjura dhe lëkura mund të turbullojnë gjykimin dhe t'ju bëj të supozoni se janë në të 60-at. Por në të vërtetë duken më të vjetër se sa janë.

Studiuesit thonë se ata janë më të rrezikuar nga sëmundjet e lidhura me moshën, si osteoporoza, humbja e dëgjimit dhe katarakti.

Michael Gambon dhe Chuck Norris: 82 vjeç

Ekspertët holandezë kanë hamendësuar moshën e rreth 2,700 njerëzve të moshës 50 deri në 90 vjeç, bazuar vetëm në fotot e fytyrës së tyre dhe i kanë studiuar për shqetësimet e tyre mjekësore.

Rezultatet, e publikuara në British Journal of Dermatology, zbuluan se pjesëmarrësit që dukeshin pesë vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale kishin aftësi më të mira të të menduarit.

Ata kishin gjithashtu 16 për qind më pak gjasa të prekeshin nga katarakte dhe 24 për qind më pak të rrezikuar nga humbja e dëgjimit të lidhur me moshën.

/rtsh.al/