RTSH 24 Live

Politikë

Çelja e negociatave, Kurti: Urime Shqipërisë! Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE, çelësi për arritjen e paqes

15/10/2024

Çelja e negociatave, Kurti: Urime Shqipërisë! Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE, çelësi për arritjen e paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar vendin tonë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE.

Në një postim në X (dikur Twitter), Kurti shkruan se rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e paqes jo vetëm për rajonin, por edhe Europën në tërësi.

Urime Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE. Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e prosperitetit dhe paqes si për rajonin ashtu edhe për Evropën në tërësi”, shkruan Kurti.

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE, e mbledhur sot në Luksemburg, çeli negociatat për grup kapitullin e parë me Shqipërinë që ka të bëjë me të drejtat themelore.

/rtsh.al/