RTSH 24 Live

Europë

Borel: Rusia nuk ka interes të negociojë një armëpushim!

24/03/2022

Borel: Rusia nuk ka interes të negociojë një armëpushim!

 

Kryediplomati europian Josep Borel u shpreh këtë të enjte se për momentin, qeveria ruse nuk ka ndonjë inters në negocimin e një armëpushimi në Ukrainë pasi ushtria e saj nuk ka arritur synimet ushtarake atje. "Për momentin, Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë asgjë: ajo do vetëm të pushtojë tokën" tha Boreli në një intervistë për televizionin spanjoll TVE. "Ajo do që të rrethojë bregun deri në kufi me Moldavinë dhe të isolojë Ukrainën nga deti. Vetëm kur të arrijë këtë qëllim, do të shprehë dëshirën për të negociuar realisht" tha zoti Borel. 
Agjencia e lajmeve "Reuters" raporton se në intervistën për TVE, kryediplomati europian tha se Bashkimi Europian dhe aleatët do të vijojnë t’i dërgojnë ndihma ushtarake ushtrisë ukrainase. "Kjo është e rëndësishme pasi gjithçka do të vendoset në 15 ditët e ardhsme. Ajo që do të hyjë në histori do të jetë aftësia e ukrainasve për të rezistuar!" theksoi shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian.