RTSH 24 Live

Politikë

Bie numri i lindjeve në vend, Meta: PL me program të veçantë për të mbështetur familjet e reja

14/08/2022

Bie numri i lindjeve në vend, Meta: PL me program të veçantë për të mbështetur familjet e reja

Në një postim në Facebook Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta sjell statistika të Monitor si një tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak në Shqipëri.

Për Metën lindshmëria ka pësuar ulje sepse bonuset e lindjes janë shumë të ulëta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulëta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Meta thotë se Partia e Lirisë do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.

"Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.

Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!", shkruan Meta.

/rtsh.al/