RTSH 24 Live

Politikë

Kurti s’pranon Asosacionin si kusht për anëtarësimin Në KiE, Nesturi: Ultimatumet e tij dëmtojnë Kosovën

08/05/2024

Kurti s’pranon Asosacionin si kusht për anëtarësimin Në KiE, Nesturi: Ultimatumet e tij dëmtojnë Kosovën

Analisti Plator Nesturi ka kritikuara gjuhën e përdoru nga Albin Kurti ku bëri publike vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar kushtin e krijimit të Asosacionit të komunave serbe për anëtarësimin në KiE.

Nga studio e RTSH 24, Nesturi tha se Kurtri duhet t’i kishte kërkuar ndërkombëtarëve që ky kushtëzim të bëhet pas anëtarësimit në KiE, por mënyra si u shpreh, tha analisti, nuk dihet se ku do e çojë fatin e Kosovës.

“Ajo që bën përshtypje është mënyra se si ai e shpall këtë qëndrim të qeverisë së Kosovës, është ndryshe kur u bën thirrje ndërkombëtarëve që këtë lloj kushtëzimi të bëhet pas anëtarësimit të Kosovës në KiE, por ky ton kaq ultimatum dhe refuzues nuk bën mirë. Sapo patën një votim që u cilësua historik për anëtarësimin e Kosovës dhe të prishet kjo gjë, pasi ky lloj deklarimi nuk dihet se si e çon fatin e Kosovës, mua më duket qëndrime jo të qarta dhe të kthjellëta”, tha Nesturi.

Duke komentuar situatën në Kosovë, analisti tha se Kurti nuk merr vendime në interes të Kosovës por politikave të tij.

“Kemi vendime që shpesh nuk kanë qenë në kohezion,  mund të kenë qenë në kohezion me vendimet politike të Kurtit, por jo me interesat e Kosovës. Kurti duhet të jetë i qartë është pro apo jo asosacionit. Pas kësaj të kujtojmë se kush do të jetë agjenda e tij dhe lëvizjet e tij politika. Krijimi i asosacionit është firmosur edhe nga Kurti në Bruksel, por kjo është penguar nga ai gjatë gjithë kësaj Kohe. Kurti nuk duhet ta rreshtojë Kosovës në një linjë me Serbinë problematike, pasi ndërkombëtarët kanë qenë avokat të saj”, tha Nesturi.

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

/rtsh.al/