RTSH 24 Live

Kosova

Biden përkujton viktimat në 100-vjetorin e masakrës në Tulsa

02/06/2021

Biden përkujton viktimat në 100-vjetorin e masakrës në Tulsa

Presidenti amerikan Joe Biden, në 100-vjetorin e masakrës në Tulsa ku në vitin 1921 u vranë rreth 300 persona me ngjyrë nga të bardhët e armatosur tha se "Sot kërcënimi më vdekjeprurës ndaj atdheut tonë nuk janë DEASH ose Al Kaeda, por racizmi i bardhë".

Biden për 100-vjetorin e Masakrës s Tulsës e cila është një prej ngjarjeve më të përgjakura raciste të historisë së vendit, vizitoi qytetin Tulsa në Oklahoma dhe mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore të mbajtur këtu.

"Ato të cilat janë përjetuar në historinë tonë, prej një kohe të gjatë mbuloheshin në errësirë, thuheshin në heshtje. Por, të mos flasësh për historinë, nuk nënkupton që ngjarjet nuk janë përjetuar. Errësira mund të fshehë shumë gjëra por nuk mund të fshijë asgjë", tha Biden duke vënë në dukje se është presidenti i parë amerikan i cili ka ardhur në Tulsa për të përkujtuar masakrën në fjalë.

Biden deklaroi se pas masakrës së Tulsës nuk është kryer asnjë arrestim dhe se numri i të vdekurve nuk është reflektuar në shifra zyrtare. "Kjo nuk ishte kryengritje, por një masakër", shtoi Biden.

Duke nënvizuar se ajo që ndodhi 100 vite më parë ndikon edhe në ditët sotme, Biden tha se "Kam ardhur të ndal këtë heshtje. Sepse plagët thellohen në errësirë. Plagët shërohen duke i përkujtuar sado të thella të jenë".

Pasi e ka cilësuar racizmin si "terror të brendshëm", Biden theksoi se "Sot kërcënimi më vdekjeprurës ndaj atdheut tonë nuk janë DEASH ose Al Kaeda, por racizmi i bardhë".

Si pasojë e sulmeve nga grupet e armatosura rebele të bardha, në ngjarjet raciste të përjetuara në vitin 1921 në Tulsa të Oklahomas humbën jetën rreth 300 persona me ngjyrë./AA