RTSH 24 Live

Kosova

Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë, pak orë para skadimit të afatit

01/10/2021

Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë, pak orë para skadimit të afatit

Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm disa orë para se të skadonte afati, legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor. Kongresi e kishte miratuar projekt-ligjin të enjten.

Votimet e njëpasnjëshme nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve shmangën njërën krizë, por paqartësitë për një krizë tjetër vazhdojnë ndërsa demokratët dhe republikanët përballen me çështjen e rritjes së kufirit të borxhit të qeverisë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër me 254 vota pro dhe 175 vota kundër, pasi Senati e miratoi atë me një rezultat 65-35. Shumica e republikanëve në të dy dhomat votuan kundër saj.

Legjislacioni ishte i nevojshëm që qeveria të vazhdonte të funksiononte pasi viti aktual financiar të përfundonte në mesnatën e së enjtes.

Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.

Ligji përfshin gjithashtu para për lehtësimin e uraganit dhe refugjatët afganë.

Megjithatë, një votim i veçantë mbi faturën masive të infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh të Presidentit Biden u shty.

Zoti Biden, i cili firmosi projekt -ligjin për të shmangur mbylljen vetëm pak orë, tha se kalimi i tij “na kujton se puna bipartiake është e mundur”.

Kjo vjen mes një jave të mbushur me pengesa të tjera politike, veçanërisht negociatat delikate mbi agjendën ekonomike të Presidentit Biden./A2