RTSH 24 Live

Politikë

Berisha akuza Ramës: Bashkëpunëtor me bandat e Elbasanit

23/06/2022

Berisha akuza Ramës: Bashkëpunëtor me bandat e Elbasanit

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha në një prononcim për media ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me bandat e Elbasanit. I pyetur nga gazetarët se për çfarë bisedash bëhet fjalë, dhe nëse kanë lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Berisha theksoi se me bandat flitet vetëm për krime.

“Vota për anëtarin kriminel të bandës së Elbasanit që quhet Taulant Bego. Kjo është e vërteta në Parlament. Publikoni ccdo regjistrim, document i cili implikon, njëson Edi Ramën bashkëpunëtorë të tij me bandën e Elbasanit. Biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krime, jo për dashuri”, deklaron Berisha.

/rtsh.al/