RTSH 24 Live

Politikë

Berat, Berisha: Kaluam 9 vite të vështira për shkak të pazareve të pandershme të Bashës

18/05/2022

Berat, Berisha: Kaluam 9 vite të vështira për shkak të pazareve të pandershme të Bashës

Sali Berisha, edhe sot, ka vijuar me turin e takimeve të tij për kreun e PD-së. Ndalesa e radhës ka qenë Berati, nga ku ka akuzuar qeverinë “Rama” se po kalon nga skandali në skandal. Sipas tij, “Shqipëria është shndërruar në rrugën kryesore të heroinës në Evropë”.

“Ne kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara, për shkak të pazareve të pandershme të ish-kryetarit dhe një grushti drejtuesish. Kjo qeverisje kalonte nga skandali në skandal, nga rekordi i zi në rekordin e zi. Kemi një qeverisje, e cila sipas të gjithë treguesve, e ka shndërruar Shqipërinë në “delen e zezë” të rajonit për rekordet e zeza. Në një kohë kur Evropa shikonte si problem emigracionin nga Siria dhe Afganistani, herë-herë Shqipëria zinte vendin e parë për emigracionin. Shqipëria sot është rruga kryesore e heroinës në Evropë. Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, se për fikun se për arrat. Opozita e pasivitetit, por edhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë. Kur ju shkonit për të protestuar, Basha merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush.  Ne, në 25 prill, ishim 620 mijë shqiptarë. Pas kësaj Basha do të angazhohej për llogari të qeverisë, në veprime anti-ligjore në parti”, tha Berisha në fjalën e tij në Berat.

/rtsh.al/