RTSH 24 Live

Aktualitet

Beqiri: Metës i ka vajtur thika në palcë. Nxori grup armiqësore në parti

16/04/2024

Beqiri: Metës i ka vajtur thika në palcë. Nxori grup armiqësore në parti

Avokati Idajet Beqiri deklaroi sot në emisionin “3D” të Alban Dudushit se Kryetarit të PL-së, ilir Metës i ka hyrë frika në palcë nga hetimi që po kryen SPAK dhe si rrjedhojë ai po shpall grupe armiqësore në parti.

“Ai është në dëshpërim dhe e ka humbur qetësinë duke folur me një fjalor rruge.  Ndaj ilir Metës i ka vajtur thika në palcë dhe ai së pari do të nxjerri grupe armiqësore në parti” u shpreh ai.  

Sakaq avokati Beqiri u shpreh se z. Meta është një person që e ndjenë se po përgjohet dhe është vendosur në qendër të drejtësisë, ndaj po sulmon SPAK në çdo dalje mediatike që ai bënë.

“Kryetari i PL-së është një person që e ka ndjerë që telefoni i përgjohej, në selinë e tij janë futur përgjues dhe po përgjohet për gjithë aktivitetin e tij. E ka kuptuar që i kanë marrë dhe telefonin e vjehrrës së tij dhe ku kanë dal xhevahire të tjera”.

 

/rtsh.al/