RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

BE hap “urën ajrore” për ndihma humanitare për Libanin

9 orë para

BE hap “urën ajrore” për ndihma humanitare për Libanin

Bashkimi Evropian ka hapur një "urë ajrore humanitare" për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet janë ndezur midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Komisioni Evropian tha se tre fluturime fillestare ishin planifikuar për të transportuar furnizime nga Italia dhe Dubai në vendin e përfshirë nga konflikti, ndërsa ndihmat e para mbërritën në Bejrut të premten.

“BE qëndron në krah të njerëzve të prekur nga kriza në Liban. Sot, ne nisim një “urë ajrore humanitare” me tre fluturime të ngarkuara me ndihma urgjente në natyrë. Nga batanijet tek kompletet e strehimit dhe ilaçet. Më shumë do të vijnë”, shkruan presidentja e KE, Ursula von der Leyen në X.

Ndërsa përshkallëzimi i armiqësive midis Hezbollahut dhe Izraelit vazhdon, Komisioni Evropian njoftoi pak ditë më parë një ndihmë humanitare prej 30 milionë eurosh për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë në Liban. 

Kjo paketë e re e ndihmës emergjente do të ofrojë ndihmë urgjente ushqimore, strehim dhe kujdes shëndetësor. Komisioni po lehtëson gjithashtu dhënien e ndihmës materiale përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së në Bejrut.

Konflikti ka shkaktuar zhvendosje të paprecedentë të popullsisë në Liban, me mijëra viktima dhe plagosje në mesin e civilëve.

/rtsh.al/