Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur këtë të premte (7 shkurt) në një takim në Kryesinë e Kuvendit dy personalitete rumune me origjinë shqiptare, deputetin Bogdan Alin Stoica, dhe Sekretarin e Shtetit kundër diskriminimit, njëkohësisht President i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë, Radu Cosmin Savulescu.
Gjatë takimit u diskutuan mbi lidhjet tradicionale dhe bashkëpunimin e sotëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë si edhe kontributin e diasporës së hershme e të re në zhvillimin e Shqipërisë dhe si faktor i miqësisë mes dy popujve.
/rtsh.al/