RTSH 24 Live

Politikë

Bashkëpunimi, reformat dhe integrimi- Spiropali takohet me Presidenten e Bundestagut Gjerman

3 orë para

Bashkëpunimi, reformat dhe integrimi- Spiropali takohet me Presidenten e Bundestagut Gjerman

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali është pritur në një takim nga Presidentja e Bundestagut Gjerman Barbel Bas.

Në fokus të takimit mes tyre ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit mes Kuvendit e Bundestagut, mbështetja e reformave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, lufta e Rusisë dhe mbështetja e palëkundur e Shqipërisë ndaj Ukrainës ka qenë një tjetër temë e diskutuar mes dyshes.

“Me Bärbel Bas, Presidente e Bundestagut Gjerman, në Riga, Letoni, diskutuam mbi bashkëpunimin intensiv e produktiv mes Kuvendit dhe Bundestagut, mbështetjen për reformat dhe anëtarësimin në BE, bashkëpunimin me Gjermaninë në NATO dhe organizata ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën”, bëri me dije Spiropali.

/rtsh.al/