RTSH 24 Live

Politikë

Basha mbledh sot Kryesinë e Këshillin Kombëtar të PD

16/05/2021

Basha mbledh sot Kryesinë e Këshillin Kombëtar të PD

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit PD do të mbledhë sot Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar. Fillimisht në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë me rend dite: diskutime dhe vendimarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjheve të 25 prillit.

Më pas në orën 19.00 me të njejtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar. Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark. Në këtë takim pritet që kryetari i PD të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.