RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Komiteti Politik miraton propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

27/03/2024

Basha: Komiteti Politik miraton propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, bëri të ditur të mërkurën se Komiteti Politik sapo ka miratuar  propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, ky është një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Ministrave. 

Basha me këtë rast u ka shprehur mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë, duke i shprehur njëkohësisht edhe urime Kosovës.

“U krye. Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Ministrave.  Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë. Urime Kosovë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

/rtsh.al/