RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku në ministerialin P-TECC, fokusi bashkëpunimi strategjik mes vendeve europiane dhe SHBA-së për klimën

24/09/2021

Balluku në ministerialin P-TECC, fokusi bashkëpunimi strategjik mes vendeve europiane dhe SHBA-së për klimën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës të zhvilluar në Poloni dhe të organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë. 
Takimi kishte në fokus bashkëpunimin strategjik mes vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me masat e menjëhershme dhe afatgjata që duhen ndërmarrë për reduktimin e dëmit, që shkakton ndryshimin klimaterik,  ku një faktor i rëndësishëm janë edhe një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të prodhimit të energjisë. 
Në fjalën e saj, ministrja Balluku ndau me të pranishmit eksperiencën e Shqipërisë për diversifikimin e burimeve të rinovueshme dhe sigurinë energjetike, e cila tashmë është një kërkesë dhe aksion i përhershëm për të gjithë infrastrukturën kritike në fushën energjetike.