Statuja e bronzit "Takimi magjik, dialogu mes Konfucit dhe Sokratit", nga skulptori i njohur dhe drejtori i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës Wu Weishan  u vendos në kryeqytetin grek Athinë, të enjten, njofton Radio e Jashtme e Kinës. Kjo është një pjesë e rëndësishme e ceremonisë së hapjes të "Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Greqi" 2021.

Tema e kësaj vepre është "dialogu" dhe ajo shfaq urtësinë, shpirtin dhe filozofinë e Konfucit dhe Sokratit. Këta dy filozofë, që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme, kanë zhvilluar dialog shpirtëror dhe shkëmbime idesh prej mijëra vjetësh, duke shfaqur jo vetëm konceptet e mësimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të përbashkët mes qytetërimit kinez dhe atij grek, por edhe fatin e përbashkët njerëzor. Qeveria greke përzgjodhi rrënojat e tregut të lashtë pranë Akropolit si vendin për vendosjen së kësaj vepre.