RTSH 24 Live

Greqi

Athina “vishet” kuqezi për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë

29/11/2021

Athina “vishet” kuqezi për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë

Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Një gjest i bukur i bashkisë së kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, që kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis. “Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Faleminderit vëlla”, u shpreh Veliaj.