RTSH 24 Live

Ekonomi

Arritjet dhe objektivat/ Bilali: 38 % e përfituesve të startup-e janë kthyer nga emigrimi! Në vend operojnë 100 nomadë dixhitalë

19/01/2023

Arritjet dhe objektivat/ Bilali: 38 % e përfituesve të startup-e janë kthyer nga emigrimi! Në vend operojnë 100 nomadë dixhitalë

Në prezantimin e arritjeve gjatë 2022 dhe objektivave për 2023, minsitrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali theksoi rëndësinë e mbështetjen e ideve të të rinjve dhe zhvillimit të tyre përmes financimeve dhe startup-e ku gjatë 2022 janë dhënë 29 të tilla.

Bilali tha se falë këtyre nismave është bërë e mundur edhe rikthimi i të rinjve nga emigrimi, ku 38 % e përfituesve janë pikërisht të kthyer nga jashtë vendit.

“Janë gjeneruar në total 29 startup-e, ku jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave që përbëjnë 34 % të fituesve. 38% janë të kthyer nga emigrimi. Angazhimi I të rinjve dhe mbajtaj e të rinjve në vend dhe rikuperimi I tyre pas emigrimit duke u ofruar mundësi edhe në Shqipëri është angazhimi ynë. 27 startup-e janë prezantura përparava investitorëve të huaj për të gjetur investime dhe teknikë për të zhvilluar idenë e të rinjve”, tha ministrja.

Bilali tha se në Shqipëri janë identifikuar 100 nomadë dixhital dhe se vedni ynë rendite e 15-ta nga 111vendet më të mira në botë për të punuar në distancë. Ministrja shtoi se shteti po punon për të eleminuar burokracitë që puna në distacë për nomadët dixhital të bëhet edhe më komode dhe efektive.

“Kemi 100 nomadë dixhitalë që operojnë në Shqipëri dhe vendi ynë renditet e 15 në 111 vendet më të mira në botë për të punuar në distancë dhe në vend të 9 në Europë. Ajo që duhet të bjëmë është që shteti të ndërhyjëpër të eleminuar burokracitë që nga thjeshtësimi dhe taksimi I punës në distancë”, tha Bilali.

/rtsh.al/