RTSH 24 Live

Sport

Arrestohet gjatë pushimeve futbollisti i Bundesligës, akuzohet për përdhunimin e një 18-vjeçareje

11/06/2022

Arrestohet gjatë pushimeve futbollisti i Bundesligës, akuzohet për përdhunimin e një 18-vjeçareje
Mesfushori gjerman Atakan Karazor

Mesfushori gjerman Atakan Karazor i skuadrës së Shtutgartit është arrestuar gjatë pushimeve në Ibiza, pasi akuzohet për përdhunimin e një 18-vjeçareje.

Lajmi u konfirmua edhe nga vetë klubi i Bundesligës, ku tha se “Karazor mohon çdo vepër penale. Avokatët po ndjekin ngjarjen dhe janë në kontakt të vazhdueshëm”.

25-vjeçari Atakan Karazor ndodhet në paraburgim në Ibiza së bashku me një tjetër bashkëmoshatar të tij, të cilët akuzohen për abuzim seksual me një 18-vjeçare.

Ata ishin me pushime, por janë arrestuar nga policia pas denoncimit të tyre nga e reja, e cila është dërguar në spital për trajtim të nevojshëm mjekësor.

/rtsh.al/