RTSH 24 Live

Sport

Mbledhja e UEFA-s “Grassroots” në Tiranë

04/05/2024

Mbledhja e UEFA-s “Grassroots” në Tiranë

UEFA do të organizojë në Tiranë një tjetër mbledhje të nivelit të lartë.

Në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 7 maj do të mbahet mbledhja e “Grassroots Football Panel” me pjesëmarrjen e disa drejtuesve nga Federata të ndryshme të Europës.

Në këtë mbledhje, do të diskutohen pika të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të bazës për vitet e ardhshme, si edhe orientimi i Federatave anëtare në aspektin e organizimit dhe planifikimit të objektivave të futbollit të bazës për ciklin 2024-2028.

Kjo është mbledhja e dytë për këtë vit që UEFA organizon në Shqipëri, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.


/ rtsh.al /