RTSH 24 Live

Botë

Armëpushimi dhe lirimi i pengjeve-Ushtria izraelite mbyll kufirin me Egjiptin

15 orë para

Armëpushimi dhe lirimi i pengjeve-Ushtria izraelite mbyll kufirin me Egjiptin

Si pjesë e përgatitjeve përpara armëpushimit në Rripin e Gazës, ushtria izraelite ka shpallur zonën e Kalimit Nitzana në kufirin Egjipt-Izrael një zonë të mbyllur ushtarake.

Urdhri, i nënshkruar nga shefi i Komandës Jugore të IDF, gjeneralmajor Yaron Finkelman, është i vlefshëm deri më 26 janar. Për më tepër, zonat e mbyllura ushtarake në zonat Yad Mordechai dhe Kerem Shalom do të qëndrojnë në vend të paktën deri më 24 janar, shton IDF.

Civilët izraelitë që nuk janë banorë të atyre zonave ose nuk kanë leje nga ushtria, nuk do të lejohen të hyjnë në zonat e mbyllura ushtarake.

Ndërkaq, disa orë përpara marrëveshja e armëpushimit të hyjë në fuqi, kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli ende nuk ka marrë një listë me emrat e pengjeve që Hamasi është planifikuar të lirojë, gjë që e cila mund të pengojë marrëveshjen.

“Ne nuk do të ecim përpara me skicën derisa të marrim një listë të pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, tha Netanjahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Marrëveshja thotë se Hamasit i kërkohet të japë emrat e pengjeve të paktën 24 orë përpara lirimit të tyre.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Katarit, armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit do të hyjë në fuqi në më pak se 24 orë. Përmes një postimi në X, ministri i Jashtëm i Katarit, Majid Al Ansari, tha se armëpushimi do të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën.

/rtsh.al/