RTSH 24 Live

Kuriozitete

Arkitekturë, kuzhinë dhe histori/ Qyteti piktoresk italian do t’ju paguaj 30 000 euro nëse jetoni aty

03/12/2022

Arkitekturë, kuzhinë dhe histori/ Qyteti piktoresk italian do t’ju paguaj 30 000 euro nëse jetoni aty

Braktisja e qyteteve të vogla me kulturë historike dhe ushqim të pasur, po bënë që autoritetet të shohin mundësi të reja të “joshin dhe tërheqin” banorë të rinj që të mund të jetojnë në të për të ringjallur sërish pasurinë dhe vlerat e qytetit.

Mënyrat e përdoruar janë të shumta që nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se një dollar, te shtëpitë e gatshme për banim me çmime të ulëta, por edhe pagesa për individë që zgjedhin të jetojnë në këto qytete.

Rasti më i fundit shënohet në qytetin piktoresk Presicce në rajonin e Pulias, ku autoritete thonë se do të paguajnë 30 000 euro për këdo që vjen në qytet dhe blen një banesë dhe jeton aty.

Çmimet e banesa janë të lira prej rreth 25 000 euro. Kjo për faktin se ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre origjinal. Përveç bukurisë së qytetit dhe kulturës së tij, afër qytetin janë edhe plazhet me ujë të kaltër dhe të bruztë të Italisë.

Autoritetet në Presicce shpresojnë se oferta  të mund të sjellë një stimulim të ri për popullimin e qytetit.

"Ka shumë shtëpi të zbrazëta në qendrën historike të ndërtuara para vitit 1991, të cilat ne do të dëshironim t'i shihnim sërish ‘të gjalla’ me banorë të rinj. Është për të ardhur keq të dëshmosh sesi lagjet tona të vjetra plot histori, arkitekturë dhe art të mrekullueshëm po zbrazen ngadalë. Ne do të ofrojmë deri në 30,000 euro për njerëzit që dëshirojnë të lëvizin këtu dhe të blejnë një nga këto banesa të braktisura. Financimi i përgjithshëm do të ndahet në dysh: do të shkojë pjesërisht në blerjen e një shtëpie të vjetër dhe pjesërisht në rinovimin e saj, nëse është e nevojshme”, tha këshilltari lokal Alfredo Palese.

/rtsh.al/