RTSH 24 Live

Kosovë

Arifi: Shkarkimi im, hakmarrje e Vuçiç

22/04/2024

Arifi: Shkarkimi im, hakmarrje e Vuçiç

Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës, i shkarkuar në mesnatë nga Vuçiç për arsyen e mbajtjes së një flamuri shqiptar në selinë e komunës, i ftuar në studioni e emisionit “3D nga Alban Dudushi” u shpreh se shkarkimi i tij ishte hakmarrje e Vuçiçit.

Ndër të tjera edhe kjo ka qenë dhe kjo është kupa që u mbush pasi vite me radhë jemi duke bashkëpunuar në sqarim të opinionit publik dhe ndërkombëtar në drejtim të asaj se çka po ndodh në Luginën e Preshevës me pasivizimin dhe suspendimin e shqiptareve të cilët ka shkuar në 10 mijë dhe kjo punë ka kulmuar duke e futur në të gjithë raportet ndërkombëtare dhe është dënuar në Bashkimin Evropian para disa ditësh në një rezolutë të parlamentit dhe kjo e flamurit ka qenë e fundit fare.

100% në vitin 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës janë mbyll disa ushtar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në 2009 kur kemi fituar gjykatën ndërkombëtarë është filluar pasivizimi i shqiptarëve dhe në 2013-2014 kur është bërë marrëveshja e parë në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë në Luginën e Preshevës është hequr lapidari për ushtarët tonë. Në një formë apo në një tjetër Vucici thotë se unë bej çfarë të dua dhe bëj në veri çfarë dua”, u shpreh Shqiprim Arifi.  

/rtsh.al/