RTSH 24 Live

Teknologji

Apple mban një eveniment më 20 Prill, priten iPad dhe AirPods të rinj

15/04/2021

Apple mban një eveniment më 20 Prill, priten iPad dhe AirPods të rinj

Evenimenti i radhës i Apple quajtur “Spring Loaded” do të mbahet ditën e Marte më 20 Prill. Si çdo eveniment tjetër organizuar nga Apple që nga nisja e pandemisë së Covid-19, do të mbahet virtualisht pa asnjë vizitorë në Teatrin Steve Jobs në Apple Park. Si zakonisht Apple nuk ka dhënë informacione rreth evenimentit. Ne presim debutimin e një iPad Pro të ri me ekran të përmirësuar, aksesorë të rinj gjurmimi siç është AirTags. Gjithashtu është e hapur mundësia që Apple të zbulojë një Apple Pencil, iPad Mini, AirPods, Apple TV e madje edhe ridizajnimin e shumë pritur të iMac me procesorin Apple M1. Mbajtja e një evenimenti në muajin Prill është diçka shumë e pazakontë për Apple dhe duhemi kthyer në 2010-ën për ta gjetur një të tillë ku kompania prezantoi iOS 14. Pritja nuk do të jetë e gjatë ndërsa evenimenti do të transmetohet në uebsajtin e Apple, YouTube dhe Apple