RTSH 24 Live

Ekonomi

Aplikimet për skemën e mbështetjes, deri tani 60 mijë dorëzuan dosjen, risi bashkimi i fermerëve

15/04/2024

Aplikimet për skemën e mbështetjes, deri tani 60 mijë dorëzuan dosjen, risi bashkimi i fermerëve

Procesi i aplikimit për Skemën e mbështetjes është drejt përfundimit dhe deri tani çdo gjë ka shkuar pa problematika.

Këtë e pohoi për RTSH-në, zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari i cili foli me shifra për numrin e aplikuesve dhe sektorët më me interes.

Numri total i aplikimeve ka shkuar në 59 mijë e 700 e 50 aplikime. Deri në datën 19, pritshmëria jonë ka qenë që mund të shkojë edhe deri në 70 mijë aplikime, ku pjesën më të madhe e zë nafta”., tha Jaupllari.

Këtë vit për herë të parë, ka patur dhe një risi.

222 aplikantë janë bashkuar në grup, numrin më të madh të aplikantëve të bashkuar në grup janë serat. Kemi edhe aplikimet bazë të tufës, edhe për bimët", shtoi ai.

Por cilat janë hapat e radhës pas mbylljes së aplikimeve?

“Në fazën e dytë, bëhet verifikimi i dokumentacionit. Faza e tretë do bëhet edhe verifikimin në terren dhe duhet që për çdo aplikant të verifikohet. Ne e kemi bërë të ditur këtë fakt, ndodh edhe që të ketë skualifikime", tha Jaupllari.

Nga buxheti i shtetit janë rreth 3.3 miliardë lekë që do alokohen për mbështetjen e fermerëve, ku 1.2 miliardë prej tyre shkon për naftën dhe 2.1 të tjera për blektorinë, bimët mjekësore dhe serrat.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/