RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadorja Hohmann: AKSHI të përmirësojë rolin e vet, mbrojtja nga sulmet kibernetike një nga kushtet për t’u bërë pjesë e BE-së

07/02/2023

Ambasadorja Hohmann: AKSHI të përmirësojë rolin e vet, mbrojtja nga sulmet kibernetike një nga kushtet për t’u bërë pjesë e BE-së

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Christine Hohmann ka deklaruar se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duhet të përmirësojë rolin e saj për mbikëqyerjen e fushës kompjuterike.

Duke folur në konferecën për Sigurinë Kibernetike, ambasadorja Hohmann theksoi se Shqipëria duhet të harmonizojë bashkëpunimin midis sektorëve privatë dhe atyre shtetërorë për t’u mbrojtur nga sulmet kinbernetike.

Sipas ambasadores, ky proces është edhe një nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

AKSHI duhet përmirësojë kapacitetet e veta gjithashtu, të përmirësojë rolin e saj për mbikëqyrjen e fushës kompjuterike. Këtu kërkohet bashkëpunim nga të gjitha institucionet që merren me këto tema. Sitemet e IT-së janë aq të fortë, aq sa janë edhe hallka më e dobët që kanë. Futja në këtë nisëm e sektorit privat është gjë shumë e rëndësishme gjithashtu sepse nuk është se kufiri shkon te shërbimet qeveritare, por këto probleme, këto sulme mund të ndodhin në çdo nivel të mundshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Policinë e Shtetit. Ndërtimi i kapaciteteve teknologjike është mjaft i rëndësishëm për të gjithë këta sektorë në BE dhe Shqipëria që do të futet në BE, janë dy vendime që janë marrë më parë, që njëri është Direktiva e Sigurisë dhe e dyta është Elasticiteti i subjekteve kyçe. Ata do të shërbejnë si udhërrëfyes i punës që do të bëhet këtu në Shqipëri sepse ato shërbejnë për të përshtatur legjilacionin shqiptar me atë të BE-së lidhur me kushtet e sigurisë sepse edhe kriminelët kompjuterikë po zhvillojë metodat e tyre, lidhur me mënyrën se si i bëjnë sulmet”, u shpreh Hohmann.

/rtsh.al/