RTSH 24 Live

Rajon

Ambasadori shqiptar në Beograd, Canaj i dorëzon letrat kredenciale presidentit Vuçiç

03/02/2024

Ambasadori shqiptar në Beograd, Canaj i dorëzon letrat kredenciale presidentit Vuçiç

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, Bardhyl Canaj i dorëzoi të premten letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ambasadori Canaj pati një takim kortezie me Presidentin Vuçiç, në të cilin ishte i  pranishëm  edhe Ministri i Jashtëm, Ivica Dadiç.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe, mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, 
njoftoi ambasada shqiptare në Beograd.

/ rtsh.al /