Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi e cila njihet për dëshirën e saj për të ngjitur majat më të larta të maleve në botë, ka valëvitur në majën e malit Dhaulagiri, Nepal flamujt shqiptar dhe atë kosovar.
Dhaulagiri është mali i shtatë më i lartë në botë me 8,167 metra mbi nivelin e detit dhe mali më i lartë brenda kufijve të Nepalit.
Uta Ibrahimi ka shkruar në rrjetin e saj social Instagram “Duke qëndruar në majë të majës së Dhaulagirit, me krenari shpalos flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë për herë të parë, duke bashkuar Ballkanin në këtë moment mahnitës. Mishërojnë vendosmërinë e palëkundur”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja e internetit “Utalaya”, e cila ka shpërndarë lajmin për ngjitjet e Ibrahimit nëpër botë.
“Jemi krenarë dhe të lumtur të njoftojmë se Uta, heroina jonë e maleve, tashmë është ngjitur në K2 me një lartësi prej 8611 m dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11-të në listën e saj të projektit 14/8000. arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar”, ka shkruar ai në postimin e “Utalaya”.
“Përkushtimi dhe vendosmëria e Uta Ibrahimit tregojnë se ajo është një lidere e vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne që kërkojmë të shtyjmë kufijtë dhe të bëjmë realitet ëndrrat tona”, ka shkruar faqja e internetit Utalaya.
/rtsh.al/