RTSH 24 Live

Botë

Afganistani në krizë të rëndë ekonomike, sistemi afër kolapsit

28/09/2021

Afganistani në krizë të rëndë ekonomike, sistemi afër kolapsit

Afganistani po kalon një krizë të rëndë ekonomike vetëm 1 muaj pasi talebanët erdhën në pushtet.

Drejtori i përgjithshëm i Bankës Islamike ka konfirmuar se sistemi është afër kolpasit. Sipas tij, kriza është ekzistenciale teksa thekson se nga frika tërheqje të mëdhaja po ndodhin nëpër banka dhe se shumica e tyre nuk funksionojnë më.

Duket se rolin më kryesor në këtë krizë po e luajnë ndërkombëtarët. 40% prodhimit bruto të Afganistanit vjen nga ndihmat e jashtme, por perëndimi që kur talebanët erdhën në pushtet kanë ngrirë të gjitha fondet.

Në Afganistan dita-ditës sa vjen dhe po qarkullon edhe më pak para dhe qytetarët po detyrohen të shkëmbejnë sendet për të siguruar ushqimet bazike./bw