WhatsApp i ka kujtuar të gjithë përdoruesve të tij se 15 maji është afati i fundit për të update-uar aplikacionin dhe për të pranuar kushtet e reja të përdorimit. Ndryshimet lidhen kryesisht me mënyrën e ndërveprimit të bizneseve me klientët.
Që kur u njoftuan, në janar, ka pasur shqetësim në lidhje me mundësinë e rritjes së ndarjes së të dhënave me kompaninë mëmë të WhatsApp, Facebook, por kjo nuk do të ndryshojë. Shumica e dy miliardë përdoruesve të aplikacionit kishin pranuar tashmë, sqaron kompania. Ata që nuk e bëjnë këtë do të fillojnë të humbin funksionalitetin – duke filluar nga pamundësia për të parë listat e bisedave dhe duke përfunduar me marrjen e thirrjeve dhe mesazheve video – por asnjë llogari nuk do të fshihet.
Në një postim të mëparshëm, WhatsApp tha se të dhënat që ndau me kompani të tjera të “Facebook” përfshijnë:
-numrin e telefonit dhe informacionin tjetër të dhënë gjatë regjistrimit (siç është emri).
-informacion në lidhje me telefonin e përdoruesve, përfshirë markën, modelin dhe kompaninë celulare.
-Adresa IP, e cila tregon vendndodhjen e lidhjes së internetit të përdoruesve
çdo pagesë dhe transaksion financiar i bërë përmes WhatsApp.
Por kjo nuk zbatohet në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ekzistojnë ligje të ndryshme të privatësisë, shkruan BBC.