RTSH 24 Live

Ekonomi

8 rekomandime për klimën e biznesit, Jaço: Amnistia fiskale dhe konkurrenca e pandershme, 2 nga shqetësimet tona

27/06/2022

8 rekomandime për klimën e biznesit, Jaço: Amnistia fiskale dhe konkurrenca e pandershme, 2 nga shqetësimet tona

Tetë janë rekomandimet e Dhomës Amerikane të Tregëtisë për klimën e biznesit. Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço ka deklaruar se nga 40 rekomandime të bëra, janë realizuar vetëm 33% e tyre. Kjo sipas tij nuk krijon mundësinë e një klime biznesi të favorshme. Për këtë arsye siç thotë Jaço, duhet strukturë për tërheqjen e investimeve të huaja, miratimi i një pakete anti korrupsion në Kuvend, aktivizim i shoqërisë civile, përputhje e sistemit tatimor me standardet ndërkombëtare, kufizime ndaj pagesave cash dhe rritje e fuqisë punëtore.

Strukturë për të tërhequr investime të huaja, kush tërheq investime të huaja ka benefite të mëdha në ekonomi. Investimet sjellin të ardhura, punësim, investim në teknologji. Duhet të strategji transparente në investime se kush janë prioritet. Ne mendojmë se duhet të ketë procedura të shkurtuara lidhur me investimet, lidhur me lejet e ndërtimit. Shembulli më i mirë është Maqedonia e Veriut dhe Serbia që janë të përqendruar në procedura të thjeshta dhe të shkurtra. E kundërta ndodh në Shqipëri. Duhet të ketë iniciativa të qarta për investimet. Të ketë ulje të përqendrimit të tregut dhe rënie të monopolit në disa sektor. Së dyti kërkojmë miratimin e një pakete anti korrupsion në Kuvend. Kjo ka qëllim parandalimin e korrupsionit edhe është komplementare nga organet ligjvënëse. Ne propozojmë miratimin e legjislacionit anti ryshfet. I lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi. Me eliminimin në maksimum të rasteve përjashtimore, ne mendojmë që në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë se kemi pasur raste të dukshme të shkeljeve. Kërkojmë një sistem të riformatuar të prokurimet publike. Duhet të ketë sa më pak raste përjashtimore që anashkalojnë procedurat standarde të prokurimit publik.

Duhet aktivizim i shoqërisë civile. Ne kemi ndoshta një nga ligjet më të mira të të konsultimit publik por problemi është që nuk zbatohet në mënyrën e duhur. Ne rekomandojmë numër instrumentash që ka për qëllim zbatimin e duhur të ligjit. Sa më mirë të funksionojë, aq më shumë rritet besimi i publikut. Së pesti sistemi tatimor duhet të përputhet me standardet ndërkombëtare. Sistemi tatimor është i rëndësishëm për bizneset. Parimet tona janë standardet e kontabilitetit. Duhet të jetë i parashikueshëm që do të thotë se bizneset kanë nevojë të bëjnë planifikimin e tyre. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, e vështirë të bëjnë parashikim. Vendet më të mira ndryshojnë ligjin jo më shpesh se një herë në 4 vjet.

Drafti për tatimin mbi të ardhurat nuk përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar. Nuk është në përputhje me formalizimin e ekonomisë. Disa pika janë në kundërshtim me fiskalizimin, dhe disa pika nuk janë në përputhje me konkurrueshmërisë. Është një draft shumë kompleks. E gjashta, e 7 dhe e 8 janë stimuluese për ekonominë. Ne shikojmë që kemi mundësi të larta. Disa kanë mundësi të larta për të globalizuar më tej dhe kemi propozuar një sërë masash për arritjen e këtij potenciali. Tregtia elektronike ka hapësira. I kemi dhënë shenjat e para. Ne mendojmë që duhet të ketë kufizime ndaj pagesave cash. Do të sillte një mbështetje edhe ndaj përpjekjeve që bëhen kundër pastrimit të parave. Mos të harrojmë që Shqipëria mbetet në zonën gri për disa vjet tashmë. Së 8, përmirësimi dhe rritja e fuqive punëtore. Ky është një hendek që po ndodh në të gjithë botën, por në Shqipëri është shumë e theksuar”, tha Jaço.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë ka ngritur më tej shqetësimin për daftin e projektligjit për amnistinë fiskale që sipas tij krijon mundësinë për pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Këto shqetësime tha Jaço kanë njohur rritje, ndërsa thekson më tej se një tjetër problem është edhe ai i konkurrencës së pandershme.  

Ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultimin publik. Ne duam pak më tepër kohë për ta analizuar plotësisht. Megjithatë opinioni i tanishëm është që ndryshimet nuk janë esensiale nga drafti i mëparshëm. Problemi që kemi pasur ne, si parim kryesor, ka të bëjë me mundësinë që krijon për pastrimin e parave dhe evazion fiskal. Ky është një problem që e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE dhe Moneyval, atëherë edhe ne do të ishim mbështetës. Shqetësimet tona vijojnë të jenë si më parë në lidhje me këtë ligj. Problemi tjetër është ai i konkurrencës së pandershme”, tha kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.