RTSH 24 Live

Sociale

500 vajza shqiptare punojnë si eskorta në Dubai, gazetarja: Shesin veten për një jetesë më të mirë

24/04/2024

500 vajza shqiptare punojnë si eskorta në Dubai, gazetarja: Shesin veten për një jetesë më të mirë

Dubai përveçse një vend i zhvilluar ekonomikisht si edhe në turizëm po përmendet shumë edhe për numrin e lartë të eskortave. Sipas medias zvicerane numërohen 50 mijë mijë eskorta, 500 prej të cilave janë shqiptare.

E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, gazetarja investigative Kamila xhakaj tha se kryesisht janë vajza te shkolluar të bukura të cilat shoqërohen me biznesmenë.

Sipas saj, ka vajza nga showbizi pasi preferojnë të jenë të përfolura për jetesën e shtrenjtë.

Numri mund të jetë më i lartë, dukë marrë parasysh vajzat që janë larguar, moledet, showbizin e të tjera. Ka raste konkrete, madje dhe këngëtare që shkojnë edhe për karrierë por bëjnë edhe eskortën. Mënyra si shfaqen, udhëtimet që bëjnë atje të lënë të kuptosh që e bëjnë sepse duke marrë parasysh të ardhurat që kanë nuk do e kishin të mundur. Mendoj se zgjedhin Dubain për faktin se ka shumë të ardhura dhe ka më pak kontroll.

Po flasim për vajza shoqëruese biznesmenësh, janë vajza që njihen në Shqipëri, janë shumë të shkolluara, shumë të bukura dhe këto shkojnë për të shitur veten për një jetesë sa më të mirë.

Pra i pëlqen të jenë pjesa më e përfolur e showbizit, veshje, makina, vila të shtrenjta e të tjera", tha ajo.

/rtsh.al/