RTSH 24 Live

Politikë

5 vjet Reformë në Drejtësi, ambasadorja e SHBA: “Askush s’është mbi ligjin”

23/07/2021

5 vjet Reformë në Drejtësi, ambasadorja e SHBA: “Askush s’është mbi ligjin”

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta në drejtim të zbatimin të Reformës në Drejtës, 5 vjet pa nisjes së saj në Shqipëri. 
“Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë, u vendos rreth reformës në drejtësi, shumë e shqiptarë e mbështetën ç’ka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë" tha zonja Kim. 
Sipas saj "Reforma nuk ka qenë perfekete, por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja pra institucionet janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin" theksoi zonja Kim.
Duke ju referuar polemikave rreth kësaj reforme zonja Kim tha se "Kjo është shpresa e të gjithëve për të bërë reformën në drejtësi sic duhet dhe të japim shpresë për brezat e ardhshëm. Po shohim rezultate, po luftohet krimi i organizuar".
Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh shume do tentojnë të ndalojn ë korrupsioonin, është detyrë e Shqiptarëve dhe jo të huajve që të konfirmojnë dhe bëjnë detyrën. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë. SHBA është me ju, dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Do të jemi me ju deri në fund. Është koha e duhur të festojmë, ka arsye për të festuar, është arritur shumë, është koha për të arritur edhe më shumë, koha të shohim cfarë kemi bërë mirë e cfarë mund të përmirësojmë. Le të vijojmë përmirësimin që të vijojë një progres i suksesshëm. Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë.” u shpreh ambasadorja Kim.